Reagojnë edhe KKSH dhe PD: Dënojnë ashpër djegien e flamurit të Shqipërisë dhe të Kosovës

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, shpreh shqetësim të thellë dhe dënon ashpër, shfaqjen e akteve vandale, djegien e flamurit të Shqipërisë dhe Kosovës në Podgoricë, para selive të Ambasadave.

Dukuri të tilla nuk janë gjë tjetër përveç akte të shëmtuara, shfaqe të urrejtjes, tregues të mos respektit dhe mos tolerancë ndaj një kombi, prandaj si shoqëri kemi nevojë të punojmë më shumë në integrimin dhe avancimin e vlerave demokratike, kulturore dhe ndëretnike.

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Genci Nimanbegu ka kontaktuar sot me përfaqësuesit e të dy ambasadave, me SH.T.Z. Ernal Filo, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë dhe me zotëri Blerim Xhemajlin, përfaqësuesin e Ambasadës së Republikës së Kosovës për tu njohur me detajet e ngjarjes.

Nimnabegu ka shprehur keqardhje për rastin e ndodhur, duke shpresuar se akterët e ngjarjes do të identifikohen dhe të vihet para drejtësisë.

Urojmë që raste të tilla mos të përseritën në të ardhmen dhe vendet e rajonit të ruajnë marëdhënjet e mira fqinjësore dhe të përshpejtojnë rrugën e tyre drejtë demokratizimit, emancipimit dhe integrimeve Euro-Atlantike.


Partia demokratike e Fatmir Gjekës ka vlerësuar se djegia e flamurit të Shqipërisë dhe Kosovës në Podgoricë paraqet akt primitiv dhe anticivilizues.

“Besuam që këto veprime të turpshme janë larg pas nesh. Për fat të keq, nuk kishim të drejt, sepse edhe ky rast tregon që akoma ekzistojnë ato të cilëve nuk i konvenon bashkëpunimi dhe miqësia në regjionin tonë”, thanë nga kjo parti.

Shprehet kënaqësia me reagimin e shpejt të Ministrisë së punëve të jashtme dhe integrimeve evropiane të Malit të Zi, si dhe të disa partive.

“Kërkojmë nga organet kompetente që sa më parë të gjejnë keqbërësit dhe t’i dënojnë në mënyrë adekuate”, shtojnë nga PD-ja.


 

Shperndaje