Më 27 prill diskutimi në Parlament mbi komunën e Tuzit

Parlamenti i Malit të Zi, në seancën e cila do fillojë meë 27 prill, do të diskutojë mbi ndryshimin e Ligjit për organizimin territorial, i cili parasheh që Tuzi nga 1 shtatori i vitit të ardhshëm të jetë komunë e plotë.

Siç është shpjeguar, ligji do të fillojë të implementohet që nga ajo datë, edhe pse në fuqi do të hyjë 8 ditë pas shapalljes në Fletën zyrtare.Zgjedhjet e para për Kuvendin e komunave të sapoformuara duhet të organizohen 90 ditë pas hyrjes së ligjit në fuqi, dhe nënshkruhen nga presidenti i Malit të Zi./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!