Shkrela: E mundshme që bojkotuesit të mbesin pa rroga

Kryetari i Këshillit Administrativ Luigj Shkrela, tha se ky organ ka marrë dritën jeshile nga Kolegjiumi i Kuvendit, që së shpejti të vizitojë vendet e rajonit për të krahasuar mënyrat e veprimit të Kuvendeve ndaj deputetëve që bojkotojnë Kuvendin, kur është fjalë për pagesat e tyre.

“Pas kësaj, do të shohim se çfarë duhet të ndërmarrë në këtë rast parlamenti i Malit të Zi,” tha ai.

Shkrela tha se, Mali i Zi është shembull i veçantë që deputetët të cilët bojkotojnë Kuvendin marrin rrogë njëjtë si ata që në punë shkojnë rregullisht. Shkrela tha se së shpejti do të propozohen masa për këtë çështje në përputhje me praktikën e vendeve me histori më të madhe demokratike, çka do të thotë edhe mundësinë e sanksionimit të atyre deputetëve që nuk shkojnë në punë.

Shperndaje