Gjukanoviq kryeson pas 85% të votave të numëruara

Kur janë numëruar, më shumë se gjysma e votave të qytetarëve të Malit të Zi për president të vendit, sipas CEMI-t, duket që Millo Gjukanoviq, do të marrë kreun e shtetit që në rundin e parë.

Siç njofton CEMI NË bazë të 85% të votave të numëruara, Gjukanoviq prin me 54.1%, përkundër 33,3% që ka marrë kundërkandidati kryesor i tij, Mlladen Bojaniq.

Draginja Vuksanoviq nga SDP 8.1%, Marko Milaçiq përfaqësuesi i “Prave Crne Gore” 2,7%, Hazbija Kalaç nga Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit 1.0%, Dobrilo Dedeiq përfaqësuesi i Koalicionit të serbëve 0.3% dhe Vasilie Miliçkoviq nga grupi i qytetarëve 0.2%.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!