Mbyllen vendvotimet

Në ora 20.00 janë mbyllur vendvotimet në Malin e Zi, ku gjatë ditës qytetarët kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet presidenciale, të tretat këto pas shpalljes së pavarësisë së vendit.

Të drejtë votimi kanë pasur mbi 530 mijë qytetarët. Kandidatët për president janë Millo Gjukanoviq nga DPS, Mladen Bojaniq nga pjesa më e madhe e opozitës, Draginja Vuksanoviq nga Partia Socialdemokratike (SDP), Marko Milaçiq përfaqësuesi i Prave Crne Gore, Vasilije Miliçkoviq nga grupi i qytetarëve, Hazbia Kalaç nga Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit dhe përfaqësuesi i Koalicionit të serbëve Dobrilo Dedeiq.

Për fitore në rrethin e parë nevojiten më shumë se gjysma e votave të vlefshme. Nëse presidenti nuk zgjidhet në rrethin e parë, votimet përsëriten pas dy javësh.

Deri në orën 17, votuan 49.5% – ​Gjukanoviq i bindur në fitore

Sot në Mal të Zi po mbahen zgjedhjet presidenciale, të tretat që nga pavarësimi në vitin 2006 dhe janë zgjedhjet e shtata presidenciale me radhë, që nga futja e sistemit shumëpartiak.

Të drejtë vote kan 532.599 qytetarë dhe vendvotimet janë të hapura nga 7 deri në ora 20. Në këto zgjedhje presidenciale në garë janë shtatë kandidatë.

Si pas të dhënave të qendres për monitorim dhe hulumtim CEMI deri në orën 17 dalja në zgjedhje ishte 49.5% e votuesve të regjistruar.

Dalja deri në orën 13 në Podgoricë është  52,5 përqind, në jug është 43.1 përqind, në pjesën qendrore të vendit është 55.2 përqind dhe në veri 48.6 përqind.

Fotografia e Milo Đukanović

Kandidati i DPS-së për president të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, është shprehur i bindur për fitore në zgjedhjet e sotme.

Ai ka thënë se nëse nuk fiton qysh në rrethin e parë, fitorja do të jetë e pashmangshme në rrethin e dytë.

Në një deklaratë për media, ai është shprehur i bindur se Mali i Zi do të vazhdojë me zhvillimin evropian.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!