Bazuar në 100 për qind të votave të numëruara në Mal të Zi, sipas organizatës monituoruese të zgjedhjeve Qndra Demokratike për Tranzicion, Milo Gjukanoviq është triumfues në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi.
Sipas 100 për qind të votave të numëruara, rezultati është si vijon: Millo Gjukanoviq ka fituar 53.8 për qind, 33.5 për qind Mladen Bojaniq, Draginja Vuksanoviq 8.3, Marko Milaçiq 2.7, 0.8 Hazbija Kalaq, Basil Milickoviq 0.4 dhe Dobrilo Dedeiq 0.4%.
Presidenti i sapo zgjedhur Gjukanoviq tha se rezultati i zgjedhjeve është konfirmim i vendosmërisë së Malit të Zi për të vazhduar rrugën e kualitetit evropian të jetës dhe anëtarësimit në BE.
“Jam i bindur se nuk do t’i humbim pritjet e qytetarëve dhe se në pesë vitet e ardhshme do ta bëjmë këtë hap përfundimtar”, tha Gjukanoviq në ndërtesën e qeverisë së vjetër. Ai tha se e vlerëson entuziazmin, besnikërinë dhe angazhimin e qytetarëve dhe se është i lumtur të kuptojë se në këtë mënyrë do të çojë në një jetë më të mirë edhe pse kanë probleme në jetën e përditshme.
Kreu i ri i shtetit gjithashtu falënderoi partnerët e koalicionit që, siç tha ai, treguan angazhimin e tyre ndaj DPS, duke dërguar një mesazh për të gjithë si në Malin e Zi dhe jashtë vendit se ata janë një koalicion i pamposhtur./Malësia.ME/