Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes profilit të tij në rrjetin social Twitter ka uruar presidentin e ri të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
“Urime mikut tim të vjetër, Milo Gjukanoviq për fitoren e tij në Mal të Zi. Kjo është një fitore për Malin e Zi, por edhe për gjithë rajonin që aspiron integrimin në NATO dhe BE”, ka shkruar ai.
Thaçi më tutje ka shkruar që pret rritjen e bashkëpunimit që do të sigurojë të ardhmen e dy popuje.
Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët e Mali të Zi për zgjedhje të lira dhe demokratike presidenciale.
Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës shpreh gatishmërinë për bashkëpunim dhe avancimin e marrëdhënieve të mira me Malin e Zi edhe në të ardhmen.
“Urime qytetarëve të Malit të Zi për zgjedhjet e lira e demokratike presidenciale. Poashtu, i uroj fitoren presidentit të zgjedhur, Milo Gjukanoviq”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social “Facebook”.