Qeveria e re gati: Ende nuk dihet nëse do të ketë 18 apo 20 ministri

Zoran Mikiq, Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Qytetare ABR, vlerësoi se procesi i formimit të qeverisë së pakicës është pothuajse i përfunduar dhe se detajet teknike lidhur me Marrëveshjen për prioritetet programore dhe politike të Qeverisë së 43-të të Malit të Zi, mbeten për t’u harmonizuar.

Megjithatë, siç thotë ai, prioritetet e saj janë dakorduar, struktura është harmonizuar , por ende nuk dihet nëse qeveria do të ketë 18 apo 20 dikastere. Ai pajtohet se procesi i formimit të qeverisë së pakicës zgjati tepër dhe se për këtë nuk ka justifikim dhe se ekzistonin të gjitha parakushtet për ta përfunduar punën shumë më herët. Ai shtoi se procesi është zvarritur jo vetëm për shkak të rrethanave të brendshme politike, por edhe për shkak të zhvillimeve globale, siç është agresioni rus ndaj Ukrainës.

Është herët, thotë Mikiq, për të folur për emra për poste ministrore, sepse gjithçka duhet të kalojë nëpër organe partiake. “Do t’ia lija kryeministrit që ai të informojë publikun se kush do të formojë personalisht qeverinë. Në këtë moment është e sigurt që PSD do t’i përkasin ministritë e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes.” theksoi Mikiq./TvTeuta/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!