Gjatë ditës së premtë një grup nxënësish dhe mësimdhënësish shqiptarë nga disa shkolla të mesme nga Mali i Zi u nisën në një udhëtim disa ditor në disa qytete të Shqipërisë.
Ky ishte një udhëtim i nxënësve shqiptarë nga Tuzi, Ulqini, Plava, Gucija,Tivari dhe Rozhaja të cilët ditën e diel në Presidencë në Tiranë u takuan edhe me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishanin.
Qëllimi i këtij udhëtimi ishte që nxënësit të njihen së afërmi me disa nga qytetet e njohura shqiptare.Stacioni i parë i tyre ishte qyteti i Shkodrës ku vizituan kalan e Rozafes, ata vizituan edhe qytetin dymijë e pesqindvjeçarë të Durrësit, qytetin e një mijë dritareve Beratin dhe pritet të vizitojnë edhe Krujen./Malësia.ME/