Ulen çmimet e karburantit

Prej nesër çmimet e karburantit në Mal të Zi do të jenë më të ulta , lajmërohet nga Ministria e Ekonomisë.

Një litër e benzinës 95 do të jetë më e lirë për 6 cent dhe do të kushtojë 1,23 cent, kurse ajo 98 do të jetë më e lirë për 7 cent dhe do të kushtojë 1,26 euro.

Çmimi i eurodizel do të jetë më i ulët për 6 cent dhe do të kushtojë 1,08 euro. Këto çmime do të jenë në fuqi edhe për të paktën dy javët e ardhshme.

Korrigjimi i fundit i çmimeve të derivateve ishte bërë me 19 prill kur benzina ishte shtrejtuar 5, kurse euro dizeli 2 cent.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!