Ministri Bytyqi: Sigurimi i kuotave për studentët nga Mali i Zi është obligim kombëtarë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Shyqiri Bytyqi ka pritur dje në takim anëtarët e Komisionit Parlamentar për Arsim të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga kryetari Ismajl Kurteshi , më të cilët bisedoi edhe për mundësitë e sigurimit të kuotave për studentët shqiptar nga Mali i  Zi.

Lidhur me sigurimin e të kuotave për regjistrim për studentët nga Mali i Zi dhe lehtësime tjera, ministri Bytyqi tha se, Kosova e ka për obligim kombëtar që t`i përkrahë të rinjtë shqiptarë që jetojnë në vise tjera, ndërsa për detaje do të bisedohet me Universitetin e Prishtinës dhe universitetet tjera publike të vendit.

Ministri theksoi se, do të shohë mundësitë që të veprohet bashkë me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë në këtë drejtim.

Kujtojm se dy javë më parë Ministri Mehmet Zenka me bashkpuntorët Marash Dukaj dhe Valon Dasharami qëndruan për vizitë dy ditore në Kosovë ky kërkuan sigurimin e kuotave të veçanta për studentet shqiptar nga Mali i Zi./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!