Markoviq: Së shpejti Mali i Zi destinacion pa koron

Mali i Zi tashmë ka hapur kufirin e tij detar dhe ne besojmë se së shpejti, veçanërisht duke pasur parasysh pritjet se do të jemi një destinacion pa koron, do të krijohen kushtet që të jetësoi sezoni turistik, tha kryeministri Dushko Markoviq në samitin e telekonferencës së vendeve të nismës së evropës qendrore.

Kryeministri tha se vendi ynë tashmë ka ndërmarrë hapat e parë në normalizimin e jetës dhe përgatitjes së sezonit turistik, dhe bëri thirrje që në procesin e normalizimit të hyjmë në mënyrë të sinkronizuar./Malësia.ME/

Shperndaje