Gjukanoviq bisedoi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osamani

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka njoftuar për një bisedë telefonike që ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjukanoviq ka thënë se biseda ka qenë tejet informuese në lidhje me përgatitjet që po bëhen për Samitin e Brdo-Brijunit. Mali i Zi dhe Kosova ndajnë aspiratën e përbashkët për fqinjësi të mirë dhe për stabilitet të rajonit që shkon në të mirë të qytetarëve, ka thënë ai.

Gjithashtu presidenti Gjukanoviq ka treguar se Osmani i ka bërë ftesë për ta vizituar Kosovën.

“Me mirënjohjen për ftesën për të vizituar Kosovën, pres me padurim vazhdimin e bisedës sonë në Brdo afër Kranj”, ka shkruar Gjukanoviq.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!