Nga 43 për qind të kutive të numëruara, në Shkodër po prin kandidati i Partisë Socialiste Benet Beci. Topchannel raporton se ai aktualisht ka 14.366 vota apo 59.88, ndërsa kundërkandidati i tij nga koalicioni “Bashkimi për Fitoren”, Bardh Spahia 9.624 apo 40.12 për qind.
PS-ja po prin edhe në Bashkinë e Durrësit. Emiriana Sako ka marrë 14.506 vota apo 56.26 për qind, ndërsa Igli Cara nga koalicioni 11.278 apo 43.74 për qind.
Partia e kryeministrit Edi Rama po fiton edhe në Tropojë. Nga 78 për qind të pakove të numëruara, Rexhe Byberi i ka marrë 3.853 vota apo 51.88 për qind, ndërsa Besnik Dushaj nga koalicioni 3.574 vota apo 48.12 për qind.
Në Kamëz, Vorë, Peqin, Dropull, Tepelenë, Këlcyrë, ku ka përfunduar numërimi i votave, fitues kanë dalë kandidatët e Partisë Socialiste.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” prin vetëm në bashkitë Memaliaj, Kuçovë, Belsh, Rrogozhinë, Mirditë, Fushë-Arrëz dhe në Has.
Pukën e ka fituar opozita, ndërsa në Has po vazhdon numërimi derisa po prin koalicioni.