Intervista e deputetit Nik Gjeloshaj për RTV Dukagjini (Video)

Në një intervistë përmes “Skype” për RTV Dugagjini nga Kosova, deputeti i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, ka deklaruar se nuk do të ndalet deri sa të tërhiqet nga pëdorimi Fjalori  i botuar nga Akademia malazeze e Shkencave dhe Arteve, në të cilin fyhen shqiptarët në bazë nacionale dhe fetare.

Gjeloshaj tha se pas takimit me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishanin, do të takohet edhe me Kryeministrin Edi Rama dhe me përfaqësuesit e shtetëve të BE dhe SHBA-së në Mal të Zi dhe ka shumë gjasa që do të ketë takim edhe në Bruksel për këtë çështje.Ai tha se pret që më në fund të reagoj edhe qeveria e Malit të Zi e cila ende nuk ka thënë asnjë fjalë për këtë çështje dhe në një mënyrë me heshjte e përkrahë këtë.

Gjeloshaj u bëri apel të gjithë politikanëve shqiptarë në Rajon që të kenë kujdes, në takimet me zyrtarë të Malit të Zi dhe të këna kujdes se si deklarohen për proceset e Malit të Zi për arsye se deri sot janë tejkaluar problemet e shqiptarve në Mal të Zi dhe u është dhën prioritet dhe përkrahje projekteve të Malit të Zi dhe më në fund është koha që të tregohet se shqiptarët më afër e ka shqiptarin dhe atëher të tjerët.

Një nder aryset pse çështjet e shqiptarëve në Mal të Zi nuk janë zgjedhur deri tani është edhe arësyeja se dy shtetet shqiptare gjithmon kanë treguar qëndrimin që duhet të ndihmojm Malin e Zi në procese. Tani definitivisht është koha që Kosova dhe Shqipëria të kthejnë kokën nga çështja shqiptare në Mal të Zi dhe tani Mali i Zi është pranë hyrjes në NATO dhe Shqipëria duhet të ratifikojë protokolin dhe tani të shohim se cilat janë mundësitë për zgjedhjen e problemve të shumta të shqiptarve në Mal të Zi.

Gjeloshaj në lidhje padin e kundër “Alaj Company”, dhe përfaqësuesit të saj të autorizuar Skender Alloviq tha se kjo ishte një tentim para fillimit të kampionatit që shqiptarët ti trëmbin që mos të bashkohen nëpër lokale dhe nëpër vende publike për të përciedhë ndeshjet e kombëtarës dhe eventualisht për të festuar.Por që nuk arritën ti ndalin kjo gjë shqiëtarët i bën edhe më të bashkuar dhe kjo u dëshmua edhe me organizimin e ”Tifozave Kuq e Zi” në Tuz edhe në Ulqin për pëciedhjen e ndeshjeve dhe si asnjëherë më parë lokalet ishin të mboshura me të rinjë dhe të reja me fanella dhe flamujë duke përkrahur kombëtaren.Kjo është një tregues që ende disa struktura flamurin shqiptarë e shohin si provokim, tha Gjeloshaj.

Për demarkacionin mes Malit të Zi dhe Kosovës, Gjeloshaj tha se nuk e ka përkrahur në parlamentin e Malit të Zi por ka qën i përmbajtur./Malësia.ME/

Për më shumë ju ftojm të shikoni videon

https://www.youtube.com/watch?v=QipRoRmrQCE&feature=youtu.be

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!