Shqipëria do ta ratifikojë protokollin këtë muaj mbi anëtarësimin e Malit të Zi në NATO

Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit të Shqipërisë Albana Shtylla ka paralajmëruar se Shqipëria më 23 qershor do të ratifikojë protokollin mbi anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

“Ratifikimi i Protokollit mbi anëtarësimin e Malit të Zi në Aleancën veri-atlantike, parashihet sipas kalendarit tonë për 23 qershor”, deklaroi Shtylla për gazetën, “Dnevne Novine”. Të përkujtojmë se dje protokollin e ka ratifikuar Parlamenti sllovak, kurse më herët këtë e kanë bërë edhe Sllovenia, Islanda dhe Hungaria.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!