Elvana Gjata publikon këngën në bashkëpunim me David Guetta (Video)

Elvana Gjata kishte kohë që paralajmëronte karrierën e saj ndërkombëtare dhe bashkëpunimin me emrat më të mëdhenj të muzikës botërore. Kjo gjë bëri që ajo të kishte vëmendjen e fansave, mediave madje edhe kolegëve të saj, të cilët herë pas herë e kanë uruar për iniciativën e saj. Por sot, pritjes i erdhi fundi dhe fansat më në fund mund të shijojnë këngën e parë të këngëtares shqiptare, në gjuhën angleze dhe mbi të gjitha me një emër mjaft të njohur, siç është David Guetta.

‘FOREVER IS OVER’ është kënga më e re e Elvanës e realizuar nga një prej producentëve më të mirë botërore, Poo Bear, i cili ndër të tjerash ka arritur të realizojë kompozime fantastike për artistët e tillë si  si Justin Beaber, J.Balvin, Steven Tyler, J. Lo etj, Elvana tashmë është bërë gati për të mahnitur gjithë botën me krijimin e saj më të ri.

Shperndaje