Gjendemi para një sfide të re

Pas importimit të koronavirusit nga Bosnjë Hercegovina, para nesh gjendet një sfidë e re, ka deklaruar Ministri i shëndetësisë Kenan Hrapoviq.

“Para nesh gjendet edhe një sfidë e re. Me konfirmimin e djeshëm të një rasti të importuar nga Bosnjë Hercegovina, vigjilenca jonë duhet të ngritët në nivelin më të lartë, kurse fakti se në mbarë botën, në veçanti në rajon po ndodhin vatra të reja, na obligon edhe më tepër për një raport më të përgjegjshëm”, ka theksuar Hrapoviq.

Ai ka shtuar se me siguri dhe me krenari mund të thotë se Mali i Zi sot gjendet në hartën e shteteve të suksesshme për shkak të përgjigjes gjithë përfshirëse dhe të suksesshme ndaj sfidës siç ishte korona virusi, ka theksuar Hrapoviq në mbledhjen e Këshillit për shëndetësi.

Shperndaje