Shpallet fituesi për ndërtimin e rrugës Skje drejt pikës kufitare me Shqipërinë

Drejtoria e puneve publike e Malit te Zi ka shpallur fitues firmen “Putevi Bar” d.o.o Bar per ndertimin e rruges nga Skjeja ne piken kufitare me Shqiperine.

Sipas marrvjeshjes se firmosur, vlera e punimeve me TVSH eshte 690.226,70 Euro, ndersa afati i perfundimit te punimeve eshte 120 dite nga dita e nisjes se punimeve ne teren. Nderkohe firma fituese eshte e detyruar te filloje punen jo me larg se 30 dite nga dita e firmosjes se kontrates. Sipas projektit rruga do te jete 1.4 km e gjate dhe 5 m e gjere.

Poashtu drejtoria e puneve publike ka shpallur fitues firmen “Građevinski nadzor i laboratorijska ispitivanja” A.D. Podgorica per mbikqyrjen e punimeve per ndertimin e rruges nga Skjeja ne piken kufitare me Shqiperine. Vlera e kontrates eshte 14.400,00 Euro me TVSH.

Te dy kontratat jane firmosur dhe ne javet ne vazhdim pritet te fillojne punimet ne teren, duke qene se ky vit eshte edhe vit zgjedhor ne Mal te Zi.
Nderkohe sipas PLANIT STRATEGJIK TE KOMUNES SE TIVARIT 2020-2025, parashikohet qe deri ne gjysmen e pare te vitit 2022 te ndertohen dhe te vendosen ne funksion te plote pike-kalimet kufitare Skje-Zogaj (rrugore) dhe Virpazar-Shkoder (ujore). Vlera e projektit eshte parashikuar 2.440.000,00 Euro, nga te cilat 15% do te financohen nga Qeveria e Malit te Zi dhe 85% nga projektet europiane IPA./KrajaOnline/

Shperndaje