Conference League: Deçiqi do të përballet me Dritën e Kosovës

Sot në selinë e UEFA-së është tërhequr shorti për ndeshjet e Europa Conference League.

Skuadra e Deçiqit nga Tuzi për herë të parë në historikun e saj do të garojë në Europë.

Pas tërheqjes së shortit, Deçiqi në rundin e parë në kompeticionin më të ri të UEFA do të përballet me KF Drita, nënkampionin e Kosovës.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Mal të Zi, kurse ajo e kthimit në Kosovë. Ndeshjet do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje me datë 8 dhe 15 korrik.

Malësia.ME

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!