Gjeloshaj vizitë zyrtare në SHBA: Takim me diasporën, kongresmenë dhe senatorë amerikanë

Kryetari i Komunës së Tuzit dhe udhëheqësi i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, do të qëndroi javën e ardhshme në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjeloshaj do të takohet me diasporën, kongresmenë amerikanë, senatorë dhe zyrtarë të Departamentit të Shtetit. Kjo do të jetë mundësi që Gjeloshaj të njoftojë bashkëbiseduesit e tij me zhvillimin e komunës së Tuzit si komuna më e re në Mal të Zi, marrëdhëniet e Tuzit me komunat e tjera si dhe mardhënjet me Qeverinë e Malit të Zi.

Sipas CDM, temë e bisedimeve do të jetë edhe statusi i shqiptarëve në Mal të Zi, kryesisht në rrethanat e reja dhe ndryshimi i qeverisë në Mal të Zi dhe fakti që nuk ka asnjë përfaqësues të popujve pakicë në qeverinë e Zdravko Krivokapiq, për të parën herë në dy dekada. Në këtë mënyrë, Krivokapiq privoi pakicat nga mundësia për të marrë vendime në nivelin shtetëror.

Malësia.ME

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!