Gjukanoviq: Linda Camaj mundet ambasadore në Kosovë, Xhemal Peroviq nuk mundet në Shqipëri

Presidenti i vendit, Millo Gjukanoviq mbështeti propozimet e Qeverisë për Ambasadorët në Itali, Kosovë, Gjermani, Poloni dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe Shefat e Misioneve në Këshillin e Evropës dhe Kombet e Bashkuara, njofotuan nga kabineti i presidentit.

Për ambasadore në Kosovë nga qeveria është propozuar, Linda Camaj.

Gjukanoviq ka refuzuar, ose ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar mbi propozimet e qeverisë për ambasadorët në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Kinë, Hungari, Shtetet e Bashkuara, Sllovenia, Serbi, Selinë e Shenjtë, Spanjë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bashkimin Evropian.

Gjukanoviq ka njoftuar autoritet e këtyre shteteve se nuk ka pëlqim të autoriteteve pjesëmarrëse në kohabitimin në Malin e Zi mbi propozimin e kandidatëve që do të përfaqësonin Malin e Zi në ato vende dhe se nuk gëzojnë pëlqimin e Presidentit të shtetit.

Qeveria për ambasodorë në Shqipëri kishte propozuar, aktivistin e shoqërisë civile dhe ish-politikani Xhemal Peroviq.

Gjukanoviq i bëri thirrje qeverisë të pezullojë ose tërheqet dhe të respektojë ligjet nacionale dhe konventat ndërkombëtare.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!