Të forcojmë identitetin shtetëror të Malit të Zi

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Socialistëve, Nikollë Gegaj deklaroi se detyra jonë në këto kushte të cilat gjindet Mali i Zi është t’u kthejmë në zgjedhje të gjithë qytetarëve shtetin e tyre të së drejtës, i cili është qytetarë, multi-nacional, multi-fetar dhe multi-kulturor.

Kur them “ne”, kam parasysh të gjitha forcat politike, përfshirë sektorin civil, të cilat janë për një Mal të Zi të pavarur dhe integrime Euro-Atlantike. Është koha që me të gjitha forcat të merremi për të forcuar identitetin shtetëror të qytetarëve të Malit të Zi, duke filluar nga arsimi fillor e tutje.

Nuk jam i lumtur ta pranoj, por kemi pasur lëshime të caktuara në radhët tona që kontribuan në këtë situatë. Nuk do ta shpjegoj pretendimin tim në detaje, por unë personalisht do të kontribuoj që përpjekjet tona të kenë sukses, për të mirën e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë, deklaroi mes tjerash Gegaj. /Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!