Andriukaitis: Hapet treg i madh për prodhuesit nga Mali i Zi

Kapitulli i 12 negociues – siguria e ushqimit, veterinaria dhe mbikëqyrja fitosanitare është shumë sfiduese, kurse harmonizimi me standardet e UE në këtë sferë hap treg të madh për prodhuesit malazezë , ka kumtuar komisari për shëndetësi dhe sigurinë e ushqimit, Vitenis Andriukaitis, në fund të vizitës dy ditësh në Mal të Zi .

Ai ka premtuar ndihmë në vazhdimin e procesit dhe ka konkludar se hapja e kapitujve të ri me Malin e Zi, është sinjal i qartë për tërë rajonin se vazhdon procesi i zgjerimit. Para do kohe në Bruksel, është hapur kapitulli 12 – siguria e ushqimit , veterinaria dhe mbikëqyrja fitosanitare i cili është mjaftë kërkues, por Qeveria e Malit të Zi është e aftë që ti plotësojë kërkesat e duhura, ka theksuar komisari Andriukaitis. Është e rëndësishme mundësia që prodhuesit vendas të eksportojnë në tregun e BE, dhe ky është plan i qartë dhe perspektiv e asocimit në Union, ka theksuar ai.

Gjithsesi, hapja e kapitullit 12 është hap i rëndësishëm përpara në ç gjë dëshiroj të përgëzoj Malin e Zi ka theksuar Andrjukaitis.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!