Hajdinaga emërohet drejtor i „Bursës së energjisë elektrike“

Këshilli i drejtorëve i „Bursës së energjisë elektrike“ ka emëruar në mbledhjen e vet të parë, e cila u mbajt të mërkurën, inxhinierin e diplomuar Gëzim Hajdinagën për drejtor ekzekutiv të kompanisë.

Themelues të kësaj ndërmarrje të aksionarëve janë tre subjekte të fuqishme energjetike: Elektroekonomia e Malit të Zi, Operatori malazez i tregut të energjisë elektrike dhe Sistemi malazez i elektroshpërndarjes.

Hajdinaga në prill të këtij viti u zgjodh në vendin e zëvendë kryetarit të Partisë demokratike.

Ai, përveç të tjerash, ka kryer funksionin e ministrit në qeverinë malazez dhe atë të kryekomunarit të Ulqinit./ul-info/.

Shperndaje