Padoviq dhe Pepiq nga Deçiq kalojnë te Otranti i Ulqinit

Siç njoftojnë mediat sportive malazeze Niazim Padoviq dhe Riad Pepiq janë përforcimet më të reja të klubit futbollistik Otrant Olimpik nga Ulqini.

Të dy këta futbollistë vite me rradhë kanë mbrojtur ngjyrat e Deçiqit nga Tuzi.

Padoviq është mbrojtës i djathtë i cili pjesën më të madhe të karrierës së vet e ka kaluar në KF “Deçiq” i cili ishte edhe kapiten i këti ekipi, ndërsa një sezon ka luajtur për KF “Buduqnost”. Pepiqi është mesfushor, ka luajtur kryesisht në “Deçiq”, ndërsa një sezon ka luajtur në KF “Petrovac”.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!