Conference League: Deçiq-Drita, bastet e favorizojnë skuadrën nga Tuzi

Deçiqi sonte do ta zhvillojë ndeshjen e dytë apo të kthimit ndaj Dritës, nënkampionit të Kosovës.

Kjo ndeshje është e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Conference League, teksa ndeshja e parë e zhvilluar në “Fadil Vokrri” u fitua 2-1 nga skuadra e Dritës.

Ndeshja e sontme zhvillohet në stadiumin e Podgoricës, me fillim nga ora 20:45.

Skuadra e Deçiqit vlerësohet më favorite për triumfuar sonte, teksa “bet365” ka kuotuar fitoren e tyre me 2.20.

Fitorja e Dritës ka kuotën 2.80, kurse barazimi 3.25.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!