Deçiqi e mbyll aventurën e parë në garat evropiane

KF Deçiqi humbi sonte edhe në ndeshjen kthyese të Ligës së Konferencës ndaj Dritës me rezultat 0:1, duke e mbyll aventurën e parë në garat evropiane.

Ndeshja e parë po ashtu ishte mbyllur në favor të skuadrës nga Kosova me rezultat 2-1.

Goli i fitores për Dritën erdhi në minutën e 83-të të ndeshjes, kur mbrojtësi Ardian Cuculi shënoi për 1-0.

Me rezultat të përgjithshëm prej 3-1 Drita kalon tutje ku e pret gjiganti holandez, Feyenord në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!