Gjeloshaj: Në Tuz së shpejti fabrika e çispsit, qendra trektare dhe 200 vende të reja pune

Në Tuz deri në fund të vitit pritet të hapen 200 vende të reja pune dhe në plan është edhe hapja e fabrikës së çipsit dhe qendres tregtare, njoftoi kryetari i komunë së Tuzit, Nik Gjeloshaj.

Ai në programin e mëngjesit në RTMZ, gjithashtu theksoi se janë duke punuar në përmirësimin e infrastrukturës lokale.

“Është rënë dakord për procedurën e fabrikës për përpunimin e patateve dhe çipsit, dhe së shpejti pritet ndërtimi i qendrës tregtare. Ne presim dokumentacionin e projektit në fillim të javës së ardhshme “, tha Gjeloshaj, duke deklaruar se deri në fund të vitit pritet deri në 200 vende të reja pune të hapen në sektorin privat .

Ai tha se Tuzi së shpejti, përveç epitetit komuna më e re, duhet të marrë titullin njëra nga komunat më të zhvilluara në vend.

Me punë dhe përpjekje, siç tha ai, është e mundur të kapërcehet kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia e virusit korona. Ai pret edhe investime të tjera për të cilat është duke negociuar./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!