Abazoviq: Vendimi i DEMOS-it që të mbetet në qeverinë e besimit zgjedhor është legjitim

Vendimi i DEMOS-it që të mbetet në qeverinë e besimit zgjedhor  është krejtësisht legjitim, nuk i dëmton marrëdhëniet tona dhe mbetemi të hapur për bashkëpunim me qëllim të realizimit të zgjedhjeve të ndershme dhe të liria , ka theksuar nënkryetari i Lëvizjes qytetare URA, Dritan Abazoviq, shkruan rtcg.

Ai ka paralajmëruar se kontrolluesit e URA  deri në fund të javës do të japin dorëheqje. Dritan Abazoviq ka theksuar se DEMOS në luftën për zgjedhjet ë ndershme dhe të lira do të gëzojë përkrahjen politike dhe morale të URA-s duke shtuar  se kjo nuk i dëmton relacionet ndërmjet dy subjekteve politike. Përkundrazi mbetemi të hapur për bashkëpunim dhe përkrahje reciproke me qëllim të realizimit të zgjedhjeve të ndershme dhe të lira, por vendimi ynë nuk do të ndryshojë dhe në të ardhmen nuk do të marrin pjesë në aktivitetet e qeverisë të besimit zgjedhor u ka deklaruar Abazoviq gazetarëve.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!