PDS përshëndet vendimin e DEMOS-it

Kryesia e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) ka përshëndetur vendimin e  Demos-it për të qëndruar në qeverinë e besimit zgjedhor.

Duke marrë parasysh situatën aktuale politike, kryesia e DPS ka konstatuar përvojën pozitive të funksionimit të Qeverisë së besimit zgjedhor, duke vlersuar se ky koncept i pushtetit ekzekutiv është duke arritur qëllimin për të cilin është edhe formuar, dhe në këtë kontekst mirëpret vendimin e Këshillit Qendror të Demos-it, si shprehje e përgjegjësisë ndaj angazhimeve të përbashkëta “, njoftohet na DPS.

Në mbledhjen e sotme,të udhëhequr nga kryeministri Millo Gjukanoviq, kryesia e DPS shqyrtoi aktivitetet e partisë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do mbahen me 16 tetor.Siç është njoftuar edhe më parë DPS në mënyrë të pavarur do të dalë në zgjedhje, dhe së shpejti ky vendim do të jetë zyrtarë./Malësia.ME/

Anton-Gjokaj Anton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!