Debat parazgjedhor pa shqiptar për komunën e Gucisë në televizionin Vijesti të Podgoricës

Sot në televizionin e pavarur Vijesti të Podgoricës u mbajt një debat  parazgjedhor në mes partive politike të Gucisë. Ishte e habitshme se në ketë debat partitë shqiptare të kësaj komune nuk morën pjesë.

Pati debat rreth ekonomisë, bujqësisë, shëndetësisë, udhëheqjes së komunës së Gucisë etj.

E çuditshme ishte deklarata e përfaqësuesit të partisë popullore socialiste që është pasardhëse e partisë së Slobodan Milosevic, Lakić Babović i cili në diskutimin e tij rreth zgjedhjeve tha se ardhja e diasporës në zgjedhje është e diskutueshme.

Jo vetëm që shqiptarët nuk morën pjesë në debat por tani ardhja e diasporës për ta është e diskutueshme dhe me tone negative.

Befason fakti se si vallë ky medium neglizhon faktorin politik shqiptar kur dihet se shqiptarët përbejnë rreth 40% te popullatës se komunës se Gucisë. Plava e Gucia Sot

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!