Testi i Covid-19 mbetet kusht për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës për të hyrë në Mal të Zi

Banorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosovës, Serbisë, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës si dhe Maqedonisë së Veriut, mund të hyjnë në Mal të Zi nga sot me test negativ PCR ose me testin serologjik – Elisa.

Testet duhet të jenë të lëshuara nga një laborator i licencuar dhe nuk duhet të jenë më të vjetra se 72 orë.

Në kuadër të lehtësimit të masave kundër pandemisë, është vendosur të zgjatet orari i punës për bizneset e hotelerisë, nga ora 24:00 sa ka qenë deri më tash, deri në 01:00./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!