Në Ulqin sonte është bërë nënshkrimi i koalicionit parazgjedhorë mes tri subjekteve shqiptare: Forca e Re Demokratike, Alternativa Shqiptare dhe UDSH.
Në marrëveshje e cila u nënshkrua nga lideret e subjekteve Nazif Cungu, Mehmet Zenka dhe Gjergj Camaj, mes tjerash parashihet bashkpunim afatëgjatë mes këtyre tri subjekteve.
Në të gjitha zgjedhjet e ardhshme lokale, duke filluar nga komuna e Gucisë,Plavës,Malësisë/Tuz,Ulqinit etj. subjektet në fjalë do të dalin të unifikuara.
Përveç kësaj, është paraparë të formohet trupi kordinues i përbërë nga 9 anëtarë, nga tre prej secilit subjektë.Të gjitha vendimet për koalicione para dhe pas zgjedhore do të vendoset me koncensus, me pëlqimin e të tria palëve.
Si pas burimeve të portalit Malësia.ME, Genci Nimanbegu dhe Nik Gjeloshaj pritën të jenë deputetë kurse Mehmet Zenka pritet të jetë ministër./Malësia.ME/