Përfaqësuesit e koalicionit të madh Çelsi ia kanë dorëzuar sot Komisionit zgjedhor të shtetit listën zgjedhore me rreth 20 mijë nënshkrime mbështetëse.
Ana Rashoviq ka kumtuar se ky koalicion të cilin e përbëjnë PSP,DEMOS dhe Lëvizja qytetare URA do të dëshmojnë se është e vetmja alternativë kredibile e pushtetit e cili deri tani ka udhehequr politikë të pa përgjegjshme ekonomike.
Partia Social Demokratike e ka dorëzuar sot listën zgjedhore me mbi 6 mijë nënshkrime
Partia Social Demokratike e ka dorëzuar sot listën zgjedhore me mbi 6 mijë nënshkrime. Listën, sllogani i të cilës është ,,Shteti për të gjihë,, dhe bartës është Ranko Krivokapiq, për tri ditë e kanë nënshkruar 6 mijë e 44 qytetarë.
Krivokapiq tha se, Partia Social Demokratike me dorëzimin e kësaj liste ka rrumbullaksuar rezulatin e qëllimeve të veta themeluese dhe strategjike, pra shtetin qytetarë të pavarur dhe në integrimin evropianë,ka theksuar Krivokapiq për gazetarët. Krivokapiq ka theksuar se përmes qeverisë kalimtare kontribohet që zgjedhjet të jenë hapi i ardhshëm i Malit të Zi.
Krivokapiq ka theksuar se PSD ka treguar se dinë të udhëheq procese dhe ti plotësojë premtimet. Në pyetjen nëse në Mal të Zi ekzistojnë të gjitha kushtetet për mbajtjen e zgjedheve të lira dhe të ndershme, Krivokapiq është përgjiur negativisht.
Këshilli kryesor i social demokratëve ka miratuar listen që do ta kryesoj Ivan Brajoviq
Këshilli kryesor i social demokratëve të Malit të Zi ka miratuar një zëri listën e kandidatëve për deputetë, bartës i të cilës do të jetë lideri Ivan Brajoviq. Brajoviq në konferencën për gazetarët ka kumtuar se Këshilli kryesor në mbledhjen e djeshme e ka vertetuar edhe vendimin e kryesisë së partisë për pjesëmarrje individuale në zgjedhje.