Dukaj, Gjokaj dhe Dasharami në Shqipëri: Takim me Rektorin e Universitetit të Shkodrës (Video)

Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” , prof.dr. Adem Bekteshi priti këtë të Premte në një takim Drejtorin Gjeneral pranë Ministrisë së Arsimit të Malit të Zi, Marash Dukaj,  Drejtorin Gjeneral si  dhe sekretarin në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave Leon Gjokaj dhe Valon Dasharamin.

Qëllimi primar i vizitës ishte regjistrimi i studentëve shqiptar nga Mali i Zi në këtë vatër të arsimit të lartë.

Gjate fjales se tij, rektori Bekteshi tha se në Universitetin e Shkodrës do të mirepriten të gjitha sugjerimet dhe kuotat që mbulon universiteti dhe do të plotesohën për të gjitha degët e kërkuara qoftë në Bachelor apo në Master. Jemi shumë të interesuar që bashkëatdhtarët tonë nga Mali i Zi ti shkollojnë fëmijët në Universitetin tonë – tha Bekteshi.

Gjithashtu, ai shprehi mendimin që të rritet bashkëpunimi për levizjen e lirë të studenteve shqiptarë nga Mali i Zi.

Nga ana tjeter Marash Dukaj, tha se çdo vit e më shumë Universiteti i Shkodres është destinacioni më i kërkuar i studentëve shqiptarë nga Mali i Zi dhe theksoi nevojën për kuota në doktoratur për edukimin./Malësia.ME/

Anton-GjokajAutor: Anton Gjokaj

Fotografia e Marash DukajFotografia e Marash Dukaj

Fotografia e Marash Dukaj

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!