Gegaj: Udhëheqësi i Nova ofendoi të gjitha pakicat në Malin e Zi

0

Kandidati për deputet i koalicionit “Me vendosmëri për Malin e Zi Millo Gjukanoviq” Nikollë Gegaj tha në një intervistë për Pobjeda se udhëheqësi i Nova Andrija Mandiq ka fyer të gjitha pakicat në Malin e Zi me qëndrimin se PDS nxori përfaqësuesit e partive të pakicave për ti mbrojtur.

“Pretendime të tilla të liderit Nova nuk janë për t’u habitur sepse ne jemi mësuar me vite me deklarime të ndryshme, pretendime dhe qëndrime që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Unë mendoj se autorët e pretendimeve të tilla fyejnë, para së gjithash, vetë pakicat dhe përfaqësuesit e tyre, sepse ata po u bëjnë dëm liderëve të partive që do të përfaqësojnë interesat e votuesve të tyre në Parlamentin e Malit të Zi “, tha Gegaj.

Gegaj tha se deklarata e Mandiq se vendet në qeveri do t’u ofrohen disa përfaqësuesve të rinj të pakicave të ashtuquajtur pakicave të ndershme e konfirmon qëndrimin e tyre të pasinqertë ndaj pakicave.

Nga njëra anë, ata u ofrojnë pakicave pjesëmarrje në pushtetin ekzekutiv, ndërsa, në të njëjtën kohë, vetë ofrojnë zgjidhje që ata të emërojnë përfaqësuesit e pakicave siç thonë ata përfaqësuesë “të rinj”.

Gegaj theksoi se patitë e pakicave në PDS kishin një bashkëbisedues të sinqertë. Një partneritet i tillë ka rezultuar në zgjidhjen e shumë çështjeve të rëndësishme për popujt e pakicave dhe komunitetet e tjera të pakicave në Mal të Zi, gjithmonë duke respektuar vullnetin e votuesve të vetë partive nacionale të pakicave./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!