Në Mal të Zi, 2,246 raste aktive me COVID-19

0

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të 757 mostrave të coronavirus, mesë të cilëve janë regjistruar 161 raste të reja pozitive.

Që nga raportimi i fundit, dy vdekje janë raportuar në pacientë pozitivë COVID-19 nga Bijello Polje dhe Plava.

Gjithashtu është raportuar se janë shëruar edhe 103 pacientë të tjerë.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID-19 në Malin e Zi aktualisht është 2,246.

Që nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit me virus është 7,061.

error: Të drejtat e rezervuara !!