Thaçi nuk heq dorë për pasaportat shqiptare: Obligim kushtetues i Shqipërisë

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se ideja e tij për pajisje me pasaportë të Shqipërisë të shqiptarëve të Kosovës është e drejtë ligjore dhe kushtetuese e tyre dhe obligim kushtetues i Shqipërisë.

Kërkesën e tij, në një intervistë për DW, nuk e ka quajtur presion, por kërkesë fisnike dhe humane, duke bërë thirrje që Shqipëria të sillet përgjegjshëm, për t’ua lehtësuar qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë në zonën Shengen.

reklamo

“Pas izolimit klasik që u ka bërë BE-ja qytetarëve të Kosovës dhe mbylljes së çdo vrime të shpresës që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në zonën Shengen, ne duhet të kërkojmë që këtë problematikë ta zgjidhim edhe në rrafshin kombëtar aq sa mund të zgjidhet. Kërkesa ime është e drejtë kushtetuese dhe ligjore duke respektuar kushtetutën e Kosovës por është edhe e drejtë dhe obligim kushtetues dhe ligjor i Shqipërisë”.

“Ne duhet të jemi realistë, të gjithë njerëzit e politikës në Kosovë duke përfshirë bartësit e institucioneve, ministrat, deputetët, elitat në Kosovë, të gjithë kanë pasaporta shqiptare dhe në të njëjtën kohë kanë edhe shtetësinë e Kosovës dhe po ashtu mund të marrin shumë shpejtë viza në ambasadat në Kosovë. Por, kush janë të privuar nga e drejta për lëvizje të lirë, studentët, janë nganjëherë edhe njerëzit e biznesit, janë qytetarët e rëndomta. Prandaj, Shqipëria  mendoj se duhet të sillet në mënyrë të përgjegjshme duke i kryer obligimet e saja kushtetuese”.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!