Doli nga shtypi libri “Të drejtat e pakicave në Mal të Zi dhe mekanizmat ekzistues për mbrojtjen e tyre” të autorit Kristjan Dukaj

0

Kohë më parë doli nga shtypi libri “Të drejtat e pakicave në Mal të Zi dhe mekanizmat ekzistues për mbrojtjen e tyre”, nga Kristjan Dukaj, politolog- Marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci. Punimi është mbrojtur në Universitetin e Sarajevës – fakulteti i shkencave politike, nën drejtimin shkencor nga prof. dr. Shaqir Filandra. Ky punim është pasqyrim i gjendjes ekzistuese në fushën e të drejtave të popujve pakicë dhe bashkësive etnike në Mal të Zi, respektivisht rrjedhën dhe zgjidhjet institucionale në këtë fushë, të parapara me Kushtetutën e vendit dhe ligjet përkatëse në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të qytetarëve, pjesëtarë të popujve pakicë.

Libri është botuar në shtëpinë e njohur botuese “Fiorentia”, në Shkodër .

Të tjerët për librin:

Punimi i Kristjan Dukajt, fillimisht mikrotezë në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Sarajevës, tashmë i botuar si libër, me tematikën e vet është kontribut i rëndësishëm në zhvillimin e mendimit politologjik në hapësirën e gjerë akademike. Pikërisht, Dukaj, çështjen e pakicave në Mal të Zi, apriori e trajton si çështje demokratike: pesha e demokracisë së një shoqërie është statusi dhe pozita e pakicave të saj dhe, duke marr parasysh se shoqëria dhe shteti i Malit të Zi, ngjashëm sikur shoqëritë tjera postjugosllave, etnikisht e ndryshme, është e rëndësishme të përcjellën dhe të analizohen të arriturat pluraliste politike dhe shoqërore, të bashkësive të këtilla.

Prof. dr. Shaqir Filandra Sarajevë,
Fakulteti i Shkencave Politike

Libri i Kristjan Dukajt, i cili ka në fokus të Drejtat e Pakicave në Mal të Zi dhe mekanizmat mbrojtës të tyre, është tejet i rëndësishëm jo vetëm për qytetarët, pjesëtarë të popujve pakicë, por ndihmon edhe në ngritjen e kapaciteteve të organizatave vendore e qytetare dhe të subjekteve të tjera që aktivitetet e tyre i zhvillojnë të gërshetuara me legjislaturën për mbrojtjen e pakicave.

Ali Salaj Redaktor, Koha Javore

Kam pas nderin dhe kënaqësinë e veçantë që të lexoj punimin shkencor “Të Drejtat e Pakicave në Mal të Zi dhe mekanizmat ekzistues për mbrojtjen e tyre”, përgatitur nga magjistër Kristjan Dukaj. Pakicat nacionale kanë shërbyer dhe do të shërbejnë si faktori kryesor për sigurinë e paqes, stabilitetit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në rajonin e Ballkanit. Dua që në fillim ta përgëzoj autorin Dukaj për mënyrën se si ka hulumtuar faktet dhe stilin me të cilin e ka shkruar këtë punim me vlera të mëdha shkencore, sociale, politike dhe kulturore. Ky punim do të shërbejë si udhërrëfyes për çdo diplomat të huaj apo vendas, gazetar, analist apo historian, që do të ketë nevojë të shohin realitetin e demokracisë multietnike të Malit të Zi.

Ambasador, Arben ÇEKU
Drejtor Ekzekutiv i ACGG-së

Kështu, punimin e kolegut të ri, Kristjan Dukaj, e konsideroj si kontribut të rëndësishëm të arriturave të deritashme në këtë fushë në Mal të Zi, i cili ka bërë hapa të dukshëm përpara në respektimin dhe afirmimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave.

Ass. Berina Beshiroviq, MA,
Fakulteti i Shkencave Politike, Sarajevë

error: Të drejtat e rezervuara !!