Krivokapiq takohet me Arqipeshkvin e Tivarit, Rrok Gjonlleshaj

0

Mandatari për formimin e Qeverisë së Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq u takua me Arqipeshkvin e Tivarit, Imzot Rrok Gjonlleshaj.

Pas takimit me Gjonlleshaj, Krivokapiq njoftoi në llogarinë e tij në Twitter se ai gjithmonë do të dëgjojë me kujdes qëndrimet e Kishës Katolike Romake për të gjitha çështjet e rëndësishme në Malin e Zi.

Dallimet janë pasuria e Malit të Zi, forca dhe përparësia e tij. Bisedë jashtëzakonisht e këndshme dhe e dobishme me Arqipeshkvin e Tivarit, Imzot Rrok Gjonlleshaj – shkroi Krivokapiq.

error: Të drejtat e rezervuara !!