Mbështetje për Qeverinë për aq kohë sa është në rrugën evropiane

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar tha sot se qeveria aktuale malazeze do të gëzojë mbështetjen e SHBA-së për aq kohë sa ajo është demokratike dhe e fokusuar në të ardhmen evropiane të vendit.

Në Forumin e 11-të 2BS, Escobar tha se zgjidhja e vetme për tensionet në Ballkan është anëtarësimi i vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

Duke komentuar ndërhyrjen e Rusisë në punët e brendshme të Malit të Zi, Escobar tha se Shtetet e Bashkuara kanë përgjigje diplomatike edhe politike në mënyrë që të izolojnë forcat që nuk duan një Mal të Zi sovran dhe demokratik./Malësia.ME/

Shperndaje