Qeveria e pakicave të përgatisë kushtet për zgjedhje të drejta

Anëtari i Këshillit Kryesor të Partisë Demokratike të Socialistëve, Nikollë Gegaj tha në një intervistë për Pobjeda se qeveria pro-evropiane e pakicave duhet të përgatisë kushtet për zgjedhje të drejta.

“Për të arritur kushte të drejta për zgjedhjet e ardhshme, Mali i Zi ka nevojë për një qeveri të përbërë nga forca që kultivojnë të gjitha vlerat e botës së përparuar. Atë qeveri, për shkak të kombinimit aktual të forcave politike, unë e shoh si të pakicave, me mbështetjen e forcave që kanë në zemër Malin e Zi të pavarur dhe që Malin e Zi e shohin si qytetar, multietnik, multi-fetar, ekologjik dhe të përapruar brenda Bashkimi Evropian dhe NATO-s, “tha Gegaj.

Gegaj shprehet se në thelb, përfaqësuesit e subjekteve politike të pakicave duhet të jenë pjesë e degës ekzekutive në çdo vend të botës, veçanërisht në vendet ku shumica e qytetarëve janë për sistemin qeverisës demokratik.

Kur bëhet fjalë për Qeverinë aktuale të Malit të Zi, ata spastruan qeverinë nga përfaqësuesit e pakicave dhe e bënë atë një-nacionale.

Qëndrimi i kësaj qeverie ndaj partive të pakicave dëshmohet nga mënyra joserioze se si ata u ftuan në negociata, me mesazhe telefonike, disa orë para kohës së caktuar, siç u deklaruan për opinion vetë udhëheqësit e atyre partive publiku. Është e qartë se përfaqësuesit e partive të pakicave nuk kanë çka të kërojnë në një qeveri të tillë dhe me forca të tilla politike.

“Për të arritur kushte të drejta për zgjedhjet e ardhshme, Mali i Zi ka nevojë për një qeveri të përbërë nga forca që kultivojnë të gjitha vlerat e botës së përparuar. Atë qeveri, për shkak të kombinimit aktual të forcave politike, unë e shoh si të pakicave, me mbështetjen e forcave që kanë në zemër Malin e Zi të pavarur dhe që Malin e Zi e shohin si qytetar, multietnik, multi-fetar, ekologjik dhe të përapruar brenda Bashkimi Evropian dhe NATO-s, “. Pakicat e kanë vërtetuar se kultivojnë vlerat e lartpërmendura, kështu që ata meritojnë të jenë në një qeveri të pakicave të vazhdimësisë dhe riorganizimit. Jam i sigurt se një qeveri e tillë do të ketë mbështetjen e dy të tretave të anëtarëve të parlamentit tonë. Për shkak të gjithë kësaj, unë besoj se një qeveri e tillë është zgjidhja më e mirë për Malin e Zi, tha Gegaj. /Malësia.ME/

Shperndaje