Manifestimi tradicional “Festa e gështenjës” u mbajt të shtunën në Ostros ku numri i mysafirëve këtë vit ka qenë jashtëzakonisht i madh, afër 5000 veta.
Që në orët e para të mëngjesit manifestues të shumtë, nga Ulqini, Tivari, Podgorica, Malësia, Shkodra, Tirana etj ia mësynë Krajës. Në festën e gështenjës ishin po ashtu të pranishëm edhe kryetarët e komunave të Ulqinit, TIvarit Fatmir Gjeka dhe Zoran Srzentiq, Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi si dhe deputetët në Kuvendin e Malit të Zi.
Koloriti i veshjeve të bukura kranjane, dekorimi i banakëve me prodhime bujqësore e blegtorale vendore, tingujt e këgës shqipe dhe hapat e vallës popullore bënë që manifestuesit jo vetëm të kënaqën por edhe të kenë mundësi edhe të blejnë prodhime të llojllojshme bujqësore e blegtorale që prodhohën në këtë trevë siç janë gështenjat, ullinjët, shegat, fiqtë, qepët, hudrat, lloje të ndrysheme të çajit, djathë e prodhime tjera bujqësore si dhe lloje të ndryshëm të peshkut, zënë në liqenin e Shkodrës.
U mbajtë edhe një mbledhjen e përbashkët me kryetarët e komunave të Tivarit dhe Ulqinit, ishin prezentë edhe deputetët shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi, Luigj Shkreli dhe Genci Nimanbegu, nënkryetari i Kuvendit Suljo Mustafiq, zyrtarë të Bashkësisë Lokale, si dhe përfaqsues të mediave. Në takim u diskutua për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit në mes komunave të Tivarit, Ulqinit dhe Shkodrës, sidomos në menaxhimin e Bunës, Liqenit të Shkodrës dhe sferën e turizmit.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Genci Nimanbegu, apeloi tek kryebashkiakja Ademi që të shfrytëzojë gjithë mundësitë e veta për përshpejtimin e hapjes së pikës kufitare Skje-Zogaj, e cila është një cështje vitale për Krajën.Ajo premtoi se sa i përket anës shqiptare do të bëjë cdo gjë që procedura të kryhet sa më shpejt, por kërkoi intensifikim të veprimtarisë për këtë cështje edhe nga ana malazeze.
Takimi u zhvillua në atmosferë të relaksuar dhe miqësore, me premtime se takimet ndërmjet zyrtarëve të komunave reth Liqenit të Shkodrës në të ardhmen do të jenë më të shpeshta dhe më frytëdhënëse, me qëllim përmirsimin e jetesës së banorëve të tyre.