Vijesti: ”Shqiptarët e Vëndosur” me kushte, faktor ose opozit

Përfaqësuesit e koaicionit ”Shqiptarët të Vëdosur” nuk do hyjnë në koalicion paszgjedhor me PDS-në nëse nuk marrin të paktën dy vende në Qeveri dhe nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, shkruan sot gazeta ”Vijesti”.

Bashkëbiseduesi i kësaj gazetë thotë se ata në Qeveri përpos nënkryetarit të Kuvendit kërkojnë edhe vendin e zëvëndëskryeministrit dhe ministrin e drejtave të njeriut dhe pakicave ose mininistrin e turizmit.

Ky bashkëbiseduesi i ”Vijesti” i cili është i kyçur në negociata thotë se përfaqësuesve të PDS-së u është bërë me dije se Koalicioni ”Shqiptarët e Vëndosur” dëshirojnë të jenë pjes e Qeverisë, por jo me çdo kusht.

Parakusht për marrëveshje me PDS-në është që së paku dy përfaqësues shqiptarë të jenë në Qeveri.

Kjo është vija poshtë të cilës nuk shkojmë, me çmim që mos të jemi pjesë e koalicionit qeverisës, tha ai duke theksuar se koalicioni me PDS-në pa vende në pushtetin ekzekutiv do ishte vetëvrasje politike.

Do të jemi faktor në Qeveri ose do mbesim neutral, shtoi ai.

Këtu nuk ka kompromis. Koalicioni ka marrëveshjen e tri partive, sipas cilës të gjitha vendimet miratohen me konsensus, tha ai./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!