Dukoviq, Camaj dhe Dresheviq sulmojnë Idetë dhe Programin e ASH-së për zhvillimin e Malësisë

Pohimi i Gjeloshaj mbi investimet milionëshe në Malësi është i vërtetë, ashtu si edhe ajo që në Cetinjë do të ndërtohet fabrika e çokollatës, tha për CDM Nikollë Camaj (LDSH).

Camaj reagoi pas takimit të Gjeloshaj në Tiranë me bisnismen nga Shqipëria dhe pohimit se ata janë të gatshëm të investojnë në Malësi nëse ASH fiton pushtetin.

Camaj tha se kjo është një mashtrim klasik politik dhe farsë. “Më vjen keq kur cilado parti shqiptare përfshihet në farsë dhe mashtrim të qytetarëve të Malësisë. Shqiptarët nga bashkëkombësit e vetë nuk mund të kërkojnë votat me logjikën e PDS-së. Pohimi i Gjeloshaj i ngjan premtimeve për fabrikën e çokollatës në Cetinjë. Kjo është strategji për të marrë vetëm një votë më shumë. Është e njëjtë me premtimet e parealizura se në Tuz do të ndërtohet tregu i gjelbërt, salla sportive, bulevardi, “thotë Camaj.

Kreu i listës së DPS-së për Tuz, Halil Dukoviq tha se kjo është shantazh i qartë ndaj votuesve dhe është e papranueshme, sidomos kur vjen para zgjedhjeve lokale në Tuz.

Nuk besoj se investitorët premtojnë aq shumë milion për pak vota. Ata nuk falin para, por sigurisht që kanë interesin e tyre.Nuk u besoj biznismenëve të tillë që do investojnë aq shumë para përmes një partie forcën e të cilës e dimë të gjithë. Kjo është vetëm një marketing politik dhe një mashtrim për të fituar vota “, tha Dukoviq.

Ndërsa kreu i listës së Partisë Boshnjake Nexhad Dresheviq kishte një mesazh të qartë për Gjeloshaj.

”Ai nuk do fitojë dhe nuk do ketë as investime”, tha Dresheviq dhe paralajmëroi një rezultat të shkëlqyer të partisë boshnjake.

Shperndaje