Abazoviq: Nuk kemi biseduar me PDS-në, besojmë në një marrëveshje me partitë në pushtet

Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq tha se Lëvizja Qytetare URA është për dialogun me Frontin Demokratik dhe se shpreson që shumica parlamentare do të gjejë zgjidhje për situatën aktuale. Ai thekson se me PDS-në nuk kanë biseduar për konceptin e qeverisë së pakicave sepse shpresojnë që negociatat me partitë në pushtet në fund do të kenë sukses.

Abazoviq theksoi se nuk është i sigurt nëse URA mori ftesë nga Fronti Demokratik për takim.

“Ne nuk i jemi shmangur dialogut deri më tani, nuk do ta bëjmë këtë as në të ardhmen. Duhet të ulemi dhe të flasim dhe të gjejmë zgjidhjen më të mirë”, tha Abazoviq./Malësia.ME/

Shperndaje