Adroviq-Hajdinaga: Zyra për punsim një nga instituciinet kyçe për kapitujt 2 dhe 19

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Admir Adroviq ka takuar ud. të Drejtorit të Zyrës për Punësim, Gzim Hajdinaga.

Në takimin e parë zyrtar, ministri u njoh më shumë me aktivitetet e zhvilluara nga Zyra për Punësim e Malit të Zi, të cilat janë të rëndësishme për vazhdimin e rrugës së Malit të Zi drejt BE-së. Në takim, Ministria përkatëse dhe ministri Adroviq dhanë mbështetje të plotë për reformën e Zyrës për Punësim e Malit të Zi, e cila duhet t’i përgjigjet në mënyrë adekuate të gjitha ndryshimeve në tregun e punës, si dhe kërkesave në negociatat e para-anëtarësimit me Komisionin Evropian.

Në takim u vlerësua se zyra ka një rol të veçantë në procesin e negociatave dhe se është një nga institucionet kyçe për kapitujt 2 dhe 19. Ministri Adroviq theksoi se në përputhje me nevojat e tregut të punës, Zyra për Punësim e Malit të Zi, në krye me drejtorin, ka përkrahje të plotë për punën nga kjo ministri. Në takim u dakorduan për aktivitete konkrete bashkëpunimi me qëllim të përmirësimit të punës dhe funksionalitetit të kësaj zyrë.

Shperndaje