Gjeloshaj në Tiranë takohet me kryeministrin Edi Rama

Sot kisha nderin dhe kënaqësinë të takoj kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Diskutuam për bashkëpunim dhe bashkëveprim institucional në mes të Komunës së Tuzit dhe Qeverisë Shqiptare.


Në fokus të bisedimeve ishte sektori i Kulturës. Në takim ishin edhe drejtuesit e Kulturës nga Komuna jonë dhe nga zyra e kryeministrit, gjegjësisht Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë.

Kryeministri Rama, si gjithmonë shprehu përkrahjen për Komunën e Tuzit dhe për mua si drejtues i saj.


Prezantova sukseset e arritura te Komunës, bashkëpunimin e mire mes të subjekteve shqiptare ne Tuz dhe nevojën e vazhdimit të të qëndruarit bashkë në proceset e ardhshme.


Biseduam edhe për situatën aktuale politike ne Mal te Zi dhe ia shpjegova kryeministrit trend nga disa politik bërës dhe qarqe që mundohen problemet e frustrimet e veta t’ia adresojnë Shqipërisë dhe atij si Kryeministër.
Në fund të takimit kryeministrit Rama i dhurova monografinë Maestro Gjelosh Gjokaj, botim i Komunës së Tuzit, pasi Gjeloshi ishte mik i ngushtë i tij.
Kryeministri Rama propozoi që bashkë me Komunën e Tuzit te financojmë projektin që shtëpia e Gjelosh Gjokajt të bëhet rezidencë artistësh nga rajoni dhe bota. Në takim nga Komuna e Tuzit ishin edhe Marina Ujkaj, sekretare e Sekretariatit per Vetëqeverisje lokale dhe Besa Nikaj, këshilltare në Kuvend dhe në Sekretariatin për Vetëqeverisje Lokale.

NGJ

Shperndaje