ReSPA zhvilloi mbledhjen e 14-të të Bordit të Drejtorëve në nivel ministror në Tiranë

Shkolla Rajonale për Administratën Publike (ReSPA) zhvilloi mbledhjen e 14-të të Bordit të Drejtorëve në nivel ministror në Tiranë.

Theksova se jemi të vetëdijshëm për nevojën e fuqizimit dhe motivimit të punonjësve. Ajo që është inkurajuese është reagimi pozitiv i institucioneve për të siguruar mbajtjen e njerëzve cilësorë dhe profesionistë në administratën shtetërore përmes modeleve të motivimit të zyrtarëve.

Procesi i depolitizimit dhe profesionalizimit është një proces afatgjatë dhe kërkues, për të cilin jemi në dijeni në Mal të Zi. Në këtë drejtim, aktualisht po bëjmë të gjitha përpjekjet që përmes mekanizmave të ndryshëm të sigurojmë që nëpunësit civilë dhe punonjësit e shtetit kompetent, profesional dhe të përkushtuar të shpërblehen sipas parimit të meritës dhe rezultateve të arritura.

Të pranishëm ishin edhe: Milva Ekonomi, Ministre e Shtetit për Standardet e Shërbimeve të Republikës së Shqipërisë, Josip Grubesha, Ministër i Drejtësisë së Bosnjë-Hercegovinës, Aleksandar Bajdevski, zëvendësministër për shoqërinë informatike dhe administratë të Maqedonisë së Veriut, si dhe përfaqësues të nivelit të lartë të Komisionit Evropian dhe anëtarë të Bordit të Drejtorëve të ReSPA-s.

Marash Dukaj

Shperndaje